VON DER LEYEN: PO PËRGATITEMI QË KUFIJTË E MALIT TË ZI TË BËHEN KUFIJ TË BE-së

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se hapja e Qendrës së re Kombëtare të Koordinimit të Policisë Kufitare në Podgoricë përbën një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes evropiane të Malit të Zi.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian po përgatitet për anëtarësimin e ardhshëm të vendit, duke deklaruar se kufijtë e Malit të Zi do të bëhen kufij të jashtëm të BE-së.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se hapja e qendrës forcon mbrojtjen e kufijve shtetërorë dhe e përgatit Malin e Zi për rolin e ardhshëm si mbrojtës i kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

SHARE