KORDIQ: NË GUSHT MALI I ZI REGJISTROI 12.37% MË SHUMË TURISTË SE VITIN E KALUAR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Në Mal të Zi, gjatë muajit gusht, janë regjistruar rreth 676 mijë turistë, ose 12.37 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëri të ditur ministrja e Turizmit, Simonida Kordiq.

Sipas saj, gjatë gushtit janë realizuar 3.94 milionë net-qëndrime, që përbën një rritje prej 8.54 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.

Kordiq tha se rezultatet e gushtit vijnë pas muajve shumë të suksesshëm të sezonit turistik, ndërsa shtatori, sipas saj, po shkon drejt shifrave më të larta të regjistruara ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Ajo vlerësoi se Mali i Zi po forcon pozitën e tij si një nga destinacionet kryesore për turistët nga mbarë bota.

SHARE