HAXHIU U BËN THIRRJE PARTIVE PËR KONSENSUS: KEMI PAK DITË DERI MË 6 TETOR

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të vazhdojnë takimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri.

Haxhiu ka theksuar se koha deri më 6 tetor është e kufizuar dhe se subjektet politike duhet të dëshmojnë vullnet për marrëveshje, duke paralajmëruar se nuk duhet lejuar që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Ajo tha se, në rast se presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim lidhur me mandatin e saj si ushtruese e detyrës së presidentes.

Sipas procedurave kushtetuese të përmendura nga Haxhiu, nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, që do të ishin të tretat brenda më pak se një viti.

SHARE