SPAJIQ: “EURO MODELI” PËRGATIT MALIN E ZI PËR ANËTARËSIMIN NË BE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka deklaruar se “Euro modeli” është hartuar për ta përgatitur Malin e Zi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2028.

Ai tha se synimi është që qytetarët të qëndrojnë në vend, ndërsa ata që janë larguar të kthehen dhe të jetojnë në Malin e Zi me standardin e një Evrope të zhvilluar.

“Politika jonë nuk bazohet në premtime, por në rezultate konkrete dhe në përmirësimin e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët”, tha Spajiq.

Sipas tij, reformat e mëparshme kanë krijuar udhëzimet kryesore për vazhdimin e procesit përmes “Euro modelit”, i cili është konceptuar si përgatitje për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

SHARE