VADEFUL: KOHA ËSHTË TË PËRSHPEJTOHET ZGJERIMI I BE-së NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Foto: eurointegration

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar atë si vendimtar për sigurinë dhe të ardhmen e Evropës.

Para nisjes për në Podgoricë, ai tha se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një test kyç për Evropën dhe për ndikimin që BE-ja do të ketë në dekadat e ardhshme, veçanërisht përballë ndikimit në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Sipas tij, BE-ja duhet t’u ofrojë vendeve kandidate një perspektivë të besueshme anëtarësimi dhe të përmbushë premtimet e dhëna, ndërsa vendet që përparojnë në reforma duhet të ecin përpara edhe në procesin e anëtarësimit.

Ai përmendi sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin rajonal si fusha kyçe të reformave.

SHARE