Foto: Shutterstock
Nga sot, 29 shtator, në Mal të Zi hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi deri më 5 tetor.
Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, çmimi i Eurosuper 98 është rritur me një cent dhe tani kushton 1.79 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 do të shitet me 1.75 euro për litër.
Në të njëjtën kohë, çmimi i Eurodizelit mbetet i pandryshuar në 1.95 euro për litër, ndërsa vaji për ngrohje është liruar me dy centë dhe tani kushton 2.02 euro për litër.
Nga ministria bëjnë të ditur se çmimet e reja janë llogaritur në bazë të vendimit të Qeverisë për uljen e akcizës, me 30 për qind për benzinën dhe 25 për qind për Eurodizelin.
Llogaritja e ardhshme e çmimeve do të bëhet më 5 tetor, ndërsa çmimet e reja do të zbatohen nga 6 tetori.









