PDS-ja LARGOHET NGA SEANCA E KUVENDIT, NIKOLIQ: NUK BOJKOTOJMË PARLAMENTIN, POR NUK VOTOJMË ME SHUMICËN

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputetët e PDS-së u larguan nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, duke argumentuar se nuk duan të marrin pjesë në një “farsë të punës parlamentare”.

Deputeti i PDS-së, Andrija Nikoliq, tha se opozita nuk po e bojkoton parlamentin, por se nuk do të ketë bashkëpunim me shumicën parlamentare derisa deputetëve t’u mundësohet votimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq.

Ai kërkoi gjithashtu që Mandiq të deklarojë qartë se Ratko Mlladiq është kriminel lufte dhe se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Nga ana tjetër, Mandiq tha se largimi i PDS-së nuk do ta destabilizojë shumicën parlamentare dhe theksoi se Kuvendi ka miratuar rreth 500 ligje që, sipas tij, e kanë afruar Malin e Zi me standardet e Bashkimit Evropian.

SHARE