Foto: MEP
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, deklaroi në Samitin Evropian të Salzburgut se suksesi i Malit të Zi në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Evropian do të kishte rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për kredibilitetin e politikës së zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ajo theksoi se Mali i Zi nuk kërkon ulje të standardeve apo rrugë të shkurtra, por që procesi të bazohet në rezultatet dhe përmbushjen e detyrimeve.
Sipas saj, anëtarësimi i Malit të Zi do të dëshmonte se politika e zgjerimit mund të japë rezultate kur të dyja palët përmbushin përgjegjësitë e tyre, ndërsa reformat në sundimin e ligjit duhet të vazhdojnë edhe pas përfundimit të negociatave.
Gorçeviq zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të Austrisë dhe Hungarisë, ku u diskutua faza përfundimtare e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi.









