JOKOVIQ: NËSE NUK KA MJAFT PELET, DO TË KËRKOJ NDALIMIN E EKSPORTIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, ka deklaruar se nëse tregu vendas nuk furnizohet me sasi të mjaftueshme të peletit ose nuk respektohet çmimi i përcaktuar me pakicë, do të kërkojë pezullimin e eksportit të peletit nga Mali i Zi.

Jokoviq tha se mbrojtja e interesit të qytetarëve do të jetë prioritet dhe se do të kërkojë respektimin e çmimit të përcaktuar, ndërsa do të monitorojë vazhdimisht gjendjen në treg dhe furnizimin para sezonit të ngrohjes.

Sipas tij, nëse tregu vendas nuk mund të furnizohet rregullisht, eksporti nuk mund të ketë përparësi ndaj nevojave të qytetarëve të Malit të Zi, ndaj institucionet kompetente do të përgatisin masa për ndalimin ose pezullimin e eksportit.

SHARE