Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministrja e Turizmit e Malit të Zi, Simonida Kordiq, deklaroi se vendi po shënon rritje të fuqishme në turizëm dhe investime, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve në Azerbajxhan.
Kordiq theksoi se Mali i Zi u ofron investitorëve ndërkombëtarë stabilitet, parashikueshmëri dhe transparencë, ndërsa prania e markave të njohura hoteliere si One&Only, Aman, Regent, Hilton dhe Hyatt po sjell standarde të reja menaxhimi dhe po rrit besimin tek vendi si destinacion investimesh.
Ajo veçoi edhe veriun e Malit të Zi, i cili këtë vit ka shënuar rezultate rekord në turizëm dhe paraqet potencial të madh për investime të reja dhe të qëndrueshme.
Gjatë vizitës në Baku, Kordiq zhvilloi takime me përfaqësues të Pasha Holding dhe Sea Breeze Resort, ku u diskutuan projekte aktuale dhe të ardhshme investimi.









