KLUBI “BESA” SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E MALIT TË ZI, 27 MEDALJE PËR SPORTISTËT E KLUBIT

Foto: Klubi Besa

Klubi i Taekwondos “Besa” ka shënuar një paraqitje të suksesshme në Kampionatin e Malit të Zi, të zhvilluar të dielën, më 27 shtator 2026, në Gollubovc, pranë Shkollës së Përzier.

Në garat ku morën pjesë 9 klube nga Mali i Zi, “Besa” u përfaqësua me 14 sportistë të kategorive pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë, në dy disiplina: Kyorugi (lufta) dhe Poomsae (forma).

Në total, sportistët e klubit fituan 27 medalje, prej të cilave 13 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Në Poomsae, medalje të arta fituan Alba Marashaj, Asija Pepiq, Arjan Dedvukaj, Rina Dreshaj, Zejna Haxhaj, Barlet Bojaj, Elina Lulgjuraj, Nikolla Junçaj dhe Mateo Vulaj, ndërsa Hamza Pepiq dhe Lejla Frluckiq fituan medalje argjendi, kurse Liri Dibra, Izabela Frluçkiq dhe Nora Dreshaj medalje bronz.

Në Kyorugi, medalje të arta fituan Zejna Haxhaj, Barlet Bojaj, Izabela Frluçkiq dhe Alba Marashaj; medalje argjendi fituan Elina Lulgjuraj, Nora Dreshaj, Rina Dreshaj, Hamza Pepiq, Mateo Vulaj dhe Arjan Dedvukaj, ndërsa medalje bronzi fituan Liri Dibra, Asija Pepiq dhe Lejla Frluckiq.

Performanca e sportistëve të “Besës” e rendit këtë garë si një tjetër paraqitje të suksesshme të klubit në skenën e taekwondosë së Malit të Zi.

SHARE