MALI I ZI VENDOS VIZA PËR SHTETASIT NGA RUSIA, BJELLORUSIA DHE TURQIA

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për anulimin e marrëveshjeve që mundësojnë regjimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.

Nga 1 nëntori, shtetasve të këtyre vendeve do t’u kërkohet vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në Mal të Zi.

Vendimi është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave me Bashkimin Evropian dhe përmbush një nga kriteret për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave.

Ndërkohë, me Turqinë pritet të lidhet një marrëveshje e re për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt e negociatave dhe synon anëtarësimin në BE në vitin 2028.

SHARE