AMBASADA AMERIKANE: MEZI PRESIM TË PUNOJMË ME QEVERINË DHE KUVENDIN E RI TË KOSOVËS

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada ka bërë të ditur se partneriteti me institucionet e vendit do të fokusohet në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe në prosperitetin e ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Deklarata është bërë në një moment kur pritet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e para në këtë legjislaturë.

SHARE