Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa u theksua rëndësia e komunitetit shqiptar në Malin e Zi si një urë lidhëse mes dy shteteve dhe si faktor në forcimin e harmonisë ndëretnike, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Dukaj dhe Begaj diskutuan gjithashtu për perspektivën e përbashkët evropiane dhe rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ministri Dukaj falënderoi presidentin Begaj për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të forcohet.









