ZELENSKY NË OKB: PUTIN, FAKTORI QË PENGON PËRFUNDIMIN E LUFTËS NË UKRAINË

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është faktori kryesor që po pengon përfundimin e luftës në Ukrainë.

Zelensky tha se Rusia, pavarësisht humbjeve të mëdha në fushëbetejë, vazhdon përpjekjet për pushtimin e territoreve të reja.

Sipas tij, nga janari deri në gusht ushtria ruse ka humbur 248.964 persona, ndërsa gjatë këtij viti ka arritur të pushtojë pak më shumë se 1 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas.

Ai kritikoi gjithashtu mbështetjen e Koresë së Veriut për Moskën, duke thënë se trupat koreano-veriore janë dërguar për të forcuar ushtrinë ruse.

Zelensky paralajmëroi se Rusia përbën kërcënim edhe për Moldavinë, Poloninë dhe vendet baltike, ndërsa akuzoi Moskën për presion dhe ndërhyrje edhe në Kaukazin Jugor, Azinë Qendrore, Siri dhe Afrikë.

SHARE