SPAJIQ: “EUROMODELI” KYÇ PËR TË PARANDALUAR LARGIMIN E QYTETARËVE PAS HYRJES NË BE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të Punëdhënësve tha se është arritur dakordim për mënyrën e zbatimit të Euromodelit në Mal të Zi.

Ai theksoi se kjo reformë synon ta përgatisë ekonominë malazeze për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për hyrjen në tregun e përbashkët evropian.

Spajiq tha se anëtarësimi në BE do t’i sjellë Malit të Zi mbështetje fiskale dhe mundësi të mëdha për ekonominë, por paralajmëroi edhe sfida, veçanërisht rrezikun e largimit të fuqisë punëtore drejt vendeve perëndimore për shkak të pagave më të larta.

Sipas tij, disa vende që iu bashkuan BE-së kanë humbur mbi 20 për qind të popullsisë, e në raste të caktuara deri në 25 për qind të popullsisë.

Ai tha se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për veriun e Malit të Zi, ku mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi i banorëve janë ndër problemet kryesore.

Kryeministri Spajiq shtoi se për zbatimin e Euromodelit do të zhvillohen bisedime me shoqatat e ndryshme të biznesit, pasi secili sektor ka kërkesa dhe probleme specifike. K

ryeministri theksoi gjithashtu se, për herë të parë, shteti do të ketë stimuj të ngjashëm me punëdhënësit, ndërsa të ardhurat e tij do të bazohen më shumë në rritjen e qarkullimit dhe fitimeve të kompanive.

SHARE