METSOLA: ZGJERIMI I BE-së, FITORE PËR EVROPËN DHE BALLKANIN

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka mbledhur në New York kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi është një fitore për të dyja palët për shtetet kandidate dhe për Evropën e Bashkuar. Na forcon të gjithëve dhe na bën më të sigurt dhe më të begatë. Është koha për të ecur përpara në këtë proces, me një qasje të bazuar në meritë”, tha presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

Në këtë takim u fol edhe për investimet ne infrastrukturë si dhe lidhjet e reja tregtare.

Korridori VIII u kosiderua si nyje strategjike për të lidhur Adriatikun dhe Detin e Zi, duke kaluar nëpër Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe më tej duke u lidhur me Italinë nëpërmjet porteve të Barit dhe Brindizit.

Kryediplomatët ballkanik e konsideruan pranimin e rajonit si “investimi më i rëndësishëm strategjik për BE-në ndaj bënë thirrje që procesi i zgjerimit të përshpejtohet.

SHARE