GJELOSHAJ ME AMBASADOREN FRANCEZE: FOKUS TE BASHKËPUNIMI EKONOMIK DHE INTEGRIMI NË BE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, u takua me ambasadoren e re të Francës në Mal të Zi, Cécile Humbert-Bouvier, me të cilën diskutoi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Malit të Zi.

Gjeloshaj falënderoi Francën për mbështetjen në procesin e reformave dhe negociatave me BE-në, ndërsa theksoi rëndësinë e ekspertizës së partnerëve evropianë për përmbylljen e kapitujve negociues.

Në takim u diskutua edhe mundësia e hartimit të një Marrëveshjeje për Bashkëpunim Ekonomik dhe një marrëveshjeje të re për mbrojtjen e investimeve mes Malit të Zi dhe Francës.

Të dyja palët vlerësuan se ekziston hapësirë për intensifikimin e investimeve dhe për një prani më të madhe të kompanive franceze në tregun malazez.

SHARE