SPANJA MUND TA PENGOJË INTEGRIMIN E MALIT TË ZI NË BE

Foto: BE

Spanja po kërkon që para zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian të zgjidhet çështja e njohjes së gjuhës katalanase, baske dhe galiciane, si gjuhë zyrtare të BE-së, çështje që mund të ndikojë edhe në dinamikën e anëtarësimit të Malit të Zi.

Madridi zyrtarisht nuk ka deklaruar se do ta bllokojë zgjerimin, por zyrtarët spanjollë kanë lënë të hapur mundësinë që çështja e gjuhëve të lidhet me procesin e zgjerimit.

Disa vende anëtare, përfshirë Gjermaninë, kundërshtojnë lidhjen e këtyre dy proceseve.

Ndërkohë, Spanja vazhdon të deklarojë mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi, i cili aktualisht është vendi kandidat më i avancuar dhe ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt negociues.

Podgorica synon përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2026 dhe anëtarësimin në BE në vitin 2028.

SHARE