Foto: RTCG / RTMZ
Sot, është pranuar kërkesa e dy sindikatave përfaqësuese në Mal të Zi që vlera llogaritëse e koeficientit të rritet nga 90 në 100 euro, njoftuan përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Malit të Zi dhe Unionit të Sindikatave të Lira.
Zbatimi i vlerës së re pritet të nisë më 1 janar 2027, ndërsa Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.
Qëndrimi i punëdhënësve për marrëveshjen e arritur do të bëhet i ditur pas takimit me kryeministrin Millojko Spajiq.
Sindikatat kërkojnë gjithashtu rregullimin e koeficientëve të kompleksitetit të vendeve të punës, ndërsa Srgja Kekoviq paralajmëroi se heqja e kontributeve për pensionet hap disa rreziqe për sistemin, të cilat, sipas tij, mund të zbuten përmes politikave të përgjegjshme fiskale dhe mbledhjes më efikase të taksave.









