Koalicioni shqiptar – “Bashkë një zë” , i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Partia Demokratike (PD) dhe LD në MZ , ka paraqitur listën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Mbajtësi i listës është kryetari i PD-së Fatmir Gjeka, ku pas dorëzimit të listës ai shkurt u shpeh për “Vijesti” se janë optimistë dhe se presin një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme.
Në vendin e dytë është Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, si dhe kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka, në vendin e tretë është nga LD në MZ, Saubih Mehmeti, ndërsa në vendin e katërt Arbenita Vukaj anëtare e UDSH-së, në vend të pestë Enis Gjokaj nga UDSH.
Në vend të gjashtë dhe të shtatë janë anëtarët e PD-së Fitim Draga dhe Astrit Hoxha.