GORÇEVIQ: MARRËVESHJA E ANËTARËSIMIT NË BE PRITET TË FINALIZOHET NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2027

Ministrja për Çështjet Evropiane, Maida Gorçeviq, ka deklaruar se Mali i Zi pret që Marrëveshja e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian të finalizohet në gjysmën e parë të vitit 2027, gjatë presidencës së Lituanisë në Këshillin e BE-së. Gjatë vizitës në Vilnius, Gorçeviq tha se Mali i Zi synon të përmbyllë të gjitha kapitujt e mbetur të negociatave deri në fund të këtij viti, ndërsa më pas të fokusohet në finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes së anëtarësimit. Ajo theksoi se Podgorica kërkon anëtarësim të plotë, me të drejta, detyrime dhe të drejtë vote të barabartë me vendet e tjera anëtare. Zyrtarët lituanezë konfirmuan mbështetjen për integrimin evropian të Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për ta mbështetur vendin në hapat e fundit drejt anëtarësimit.

SHARE