MALI I ZI MERR BASHKËKRYESIMIN E KARTËS ADRIATIKO-AMERIKANE

Mali i Zi merr nga Kroacia bashkëkryesimin e Kartës Adriatiko-Amerikane (A-5), u konfirmua në konferencën e shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare të kësaj nisme rajonale, të mbajtur në Zadar. Në konferencë mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Miodrag Vuksanoviq. Vuksanoviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit praktik në kuadër të A-5, veçanërisht në fushën e ndihmës humanitare dhe reagimit ndaj katastrofave. Ai tha se procedurat e dakordësuara duhet të testohen në praktikë për të dëshmuar funksionalitetin e tyre në situata krize. Sipas tij, reagimi i shpejtë në raste krizash dhe krijimi i një mekanizmi të qartë rajonal për përcaktimin e nevojave dhe kapaciteteve në dispozicion janë thelbësore. Vuksanoviq shtoi se mobiliteti ushtarak nuk duhet të matet vetëm me shpejtësinë e zhvendosjes së forcave, por edhe me aftësinë e infrastrukturës dhe procedurave rajonale për të mbështetur qytetarët në kohë krize.

SHARE