MILLATOVIQ: PARTNERITETIN ME SHBA-në PO E KTHEJMË NË PROJEKTE KONKRETE DHE MUNDËSI TË REJA

Foto: Predsjednik Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u takua në Cetinë me guvernatoren e shtetit amerikan Mejn, Xhenet Mils, me rastin e 20-vjetorit të partneritetit mes Ushtrisë së Malit të Zi dhe Gardës Kombëtare të Mejnit.

Millatoviq tha se dy dekada bashkëpunimi kanë sjellë rezultate konkrete në zhvillimin e institucioneve, arsimit, kapaciteteve kibernetike dhe forcimit të sigurisë.

Në takim u diskutua edhe zbatimi i marrëveshjes së re ndërqeveritare për projekte strategjike, si dhe mundësitë për rritjen e pranisë së kompanive dhe kapitalit amerikan në Mal të Zi, veçanërisht në energjetikë, infrastrukturë, turizëm dhe sektorin digjital.

“Qëllimi ynë është që aleanca politike të shoqërohet me bashkëpunim më të fuqishëm ekonomik, më shumë investime dhe projekte që përshpejtojnë zhvillimin e Malit të Zi”, tha Millatoviq.

SHARE