Foto: Ilustrim
Çmimi i Eurodizelit në Mal të Zi nga sot është rritur me tre centë, ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar për shtatë ditët e ardhshme, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Uljes së akcizave për benzinën dhe dizelin me 30 për qind i atribuohet zbutja e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.
Eurosuper 98 kushton 1.76 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 është 1.72 euro.
Çmimi i Eurodizelit është rritur në 1.90 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të shtrenjtohet me katër centë, në 1.98 euro për litër.
Llogaritja e radhës do të bëhet më 21 shtator, ndërsa çmimet e reja do të vlejnë nga 22 shtatori.









