BRAJOVIQ – RADOVANOVIQ: MARRËDHËNIET ME BOSNËN DHE HERCEGOVINËN NË NIVELIN MË TË LARTË

Gjatë takimit të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe ambasadorit të ri të Bosnës dhe Hercegovinës në MZ,  Vinko Radovanoviq, u vlerësua se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës, janë në nivelin më të lartë dhe pa çështje të hapura ndërmjet tyre.

“U theksua se bashkëpunimi i ngritur i grupeve parlamentare, dy parlamentet mund të kontribuojë ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, kumtohet nga Kabineti i Brajoviq.

Në këtë takim u vlerësua se ekziston potencial i rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, në veçanti përmes projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

SHARE