KOS PROPOZON QË ANËTARET E REJA TË BE-së TË HEQIN DORË PËRKOHËSISHT NGA VETOJA

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka propozuar reforma në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sipas të cilave vendet e reja anëtare mund të heqin dorë për një periudhë të caktuar nga e drejta e vetos në vendimet që merren me konsensus.

Sipas draftit të reformës, BE-ja mund të kufizojë përkohësisht fondet për një shtet të ri anëtar nëse  ka regres serioz në sundimin e ligjit, shkelje të vlerave të përbashkëta, keqmenaxhim të fondeve evropiane ose rrezikim të interesave financiare të Unionit.

Parashihet gjithashtu mundësia e pezullimit të përkohshëm të së drejtës së votës së një shteti të ri anëtar në Këshillin Evropian dhe Këshillin e BE-së.

Kos propozon që në një BE të zgjeruar vendimmarrja, aty ku është e mundur, të kalojë nga unanimiteti në shumicë të kualifikuar, ndërsa për institucionet evropiane parashihen edhe ndryshime të tjera, përfshirë uljen e numrit të anëtarëve të Komisionit Evropian.

Drafti me titull “Analiza e politikave para zgjerimit” pritet të prezantohet më 30 shtator.

SHARE