NESËR VAZHDON SEANCA KONSTITUIVE

Nesër, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet për seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër nga ora 11:00 me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila mori besimin e 62 deputetëve.

Seanca konstituive u shtye dje pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e njoftoi kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

SHARE