Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i Bashkimit Europian.
Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe arriti në 16.96 gradë celsius, ose 0.85 gradë celsius mbi mesataren e viteve 1991-2020.
Muaji ishte 1.65 gradë celsius më i ngrohtë se mesatarja e vlerësuar para-industriale e viteve 1850-1900 dhe barazoi me korrikun e vitit 2023 si muaji më i nxehtë i regjistruar.
Periudha qershor-gusht ishte gjithashtu më e ngrohta në nivel global, duke u barazuar me rekordin e vendosur në vitin 2024.
Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit në oqeanet ekstrapolare arriti në 21.07 gradë celsius, më e larta për gushtin dhe e barabartë me rekordin për të gjithë muajt.
Copernicus tha se temperaturat jashtëzakonisht të larta vazhduan në pjesën më të madhe të Paqësorit tropikal, ndërsa fenomeni i motit El Nino vazhdoi të intensifikohej.
Temperaturat rekord të detit në gusht u regjistruan gjithashtu përgjatë bregdetit Atlantik të Evropës dhe në Mesdheun perëndimor.
Ndërkohë, Evropa Perëndimore përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2003.
Klan News








