Në forumin e Bledi-t kryeministrat e Çekisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë kanë bërë thirrje për përshpejtimin e zgjerimit të BE-së.
“Duhet që të punojmë për zgjerimin e BE-së, veçanërisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përvoja e zgjerimeve të mëparshme tregon se zgjerimi është një nga instrumentet gjeopolitike më të suksesshme të BE-së dhe një faktor i rëndësishëm në stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Evropës“, u shpreh Janez Jansa, kryeministër i Sllovenisë.
Kryeministri kroat Plenković bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë edhe në vendimmarrjen e BE-së.
“Takimi këtu është në një farë mënyre një përpjekje për t’u dërguar një mesazh partnerëve tanë se vendet e Evropës Qendrore po bëhen më të forta, më elastike, më konkurruese, më demokratike dhe më me ndikim brenda BE-së”, tha ai.
Kryeministri hungarez Péter Magyar vlerësoi përpjekjet për të riformësuar bashkëpunimin rajonal.
“Evropa Qendrore mund të jetë qendra e kontinentit, por ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Duhet bashkëpunuar sigurinë energjetike, lidhjet rajonale dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor si fusha praktike për bashkëpunim“, tha ai.
Nga ana e tij kryeministri çek Andrej Babiš argumentoi se ishte i nevojshëm një koordinim më i ngushtë dhe ringjallje e Grupit të Vishegradit, i përbërë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.









