Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, në një përshkallëzim të ri të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Presidenti Donald Trump njoftoi për sulmet përmes një postimi në Truth Social.
Sipas Trump, operacioni u ndërmor si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të pretenduara të Iranit për të vendosur mina detare në Ngushticën e Hormuzit, si dhe ndaj sulmeve me raketa kundër një baze amerikane në Jordani.
Presidenti amerikan paralajmëroi se çdo kundërpërgjigje iraniane do të pasohet nga sulme edhe më të fuqishme.
Trump tha se një sulm më i madh amerikan “ende pret në prag” dhe paralajmëroi se, nëse përshkallëzimi vazhdon, “do të mbetet shumë pak” nga Irani.
Tensionet janë përshkallëzuar më tej pasi Irani ka nisur sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane dhe aleatëve të SHBA-së në rajon.









