NGA SOT, 205 ROJE SIGURIE NË 113 SHKOLLA NË MAL TË ZI

 Foto: Shutterstock

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për angazhimin e 205 rojeve të sigurisë në 68 shkolla fillore, 44 shkolla të mesme dhe një konvikt nxënësish dhe studentësh, duke filluar nga sot, 1 shtator, deri më 31 dhjetor 2026.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit njoftoi se kjo masë është miratuar si zgjidhje e përkohshme për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore, deri në krijimin e një sistemi të përhershëm të mbrojtjes.

Sipas Ministrisë, masa e njëjtë ka rezultuar efektive edhe gjatë vitit të kaluar shkollor dhe do të shërbejë si zgjidhje kalimtare deri në vendosjen e një sistemi të përhershëm të sigurisë, përmes angazhimit të policëve shkollorë apo formave të tjera të mbrojtjes, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Rojet do të sigurojnë personat, objektet dhe pronën e institucioneve arsimore në të gjithë territorin e Malit të Zi.

SHARE