MPB: TË GJITHA ZJARRET NË MAL TË ZI NËN KONTROLL

Foto: Vijesti/Boris Pejović

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka njoftuar se zjarret në territorin e vendit janë nën kontroll, ndërsa shërbimet kompetente po monitorojnë vazhdimisht situatën në terren.

Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese 112, zjarret në Danillovgrad dhe Kollashin janë nën kontroll, ndërsa zjarri në Plevle është lokalizuar.

Ndërkohë, zjarre aktive janë regjistruar në territorin e Podgoricës, Cetinës, Nikshiqit, Shavnikut dhe Plluzhinës.

Për përballimin më efikas të situatës dhe shuarjen e zjarreve, shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit nga Nikshiqi, Shavniku, Plluzhina dhe Kollashini kanë kërkuar angazhimin e mjeteve ajrore.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Qendrës Operative-Komunikuese 112 të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet lokale dhe po orienton burimet në dispozicion drejt zonave ku ndihma është më e nevojshme. S

hërbimet kompetente mbeten në terren dhe vazhdojnë aktivitetet për menaxhimin e situatës, me fokus të veçantë në mbrojtjen e qytetarëve, objekteve dhe infrastrukturës.

SHARE