KKSH: NJOFTIM PËR KANDIDATËT SHQIPTARË NGA MALI I ZI PËR STUDIME BACHELOR NË SHQIPËRI 

Foto: KKSH

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH) njofton kandidatët nga trojet shqiptare se aplikimet për pranim në ciklin e parë të studimeve (Bachelor), për vitin akademik 2026/2027, në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, do të zhvillohen në periudhën 2 deri më 13 shtator 2026.

Aplikimet kryhen pranë sekretarisë së dekanit, në fakultetin që mbulon programin e studimit. Kandidati/ja paraqitet personalisht ose përmes një personi të autorizuar prej tij/saj dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), që vërteton njohjen e diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të shoqëruar me kopje të listës së notave. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit duhet të paraqesin vërtetimin e aplikimit pranë QSHA-së.
  2. Kopje të njehsuar me origjinalin, të noterizuar në Republikën e Shqipërisë dhe, nëse dokumenti është në gjuhë të huaj, të përkthyer në gjuhën shqipe, të diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet përkatëse të vendit ku janë kryer studimet.
  3. Fotokopje të dokumentit të identifikimit, kartë identiteti ose pasaportë.
  4. Dy fotografi personale në format dokumentesh.
  5. Kopje të mandatpagesës pranë Zyrave të Postës Shqiptare.
  6. Formularin e aplikimit, sipas formatit të Shtojcës nr. 2 të Udhëzimit nr. 12, datë 30.06.2023. Plotësimi i formularit bëhet në prani të punonjëses së sekretarisë.
  7. Deklaratën, sipas Shtojcës nr. 1.

Kandidatët e interesuar duhet të përgatisin dokumentacionin e kërkuar dhe të paraqiten pranë sekretarisë përkatëse të fakultetit brenda afatit të përcaktuar.

Afati i aplikimeve: 2–13 shtator 2026.

SHARE