NË ULQIN 12 PËR QIND MË SHUMË TURISTË

Foto: Ilustrim

Në Rivierën e Ulqinit aktualisht po qëndrojnë rreth 32 mijë e 520 turistë, që është 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit, numri më i madh i turistëve është i akomoduar në sektorin privat, me rreth 24 mijë e 390 vizitorë.

Në hotele po qëndrojnë rreth 6 mijë e 840 turistë, ndërsa në vendpushime dhe kampe janë regjistruar rreth 1 mijë e 280 vizitorë.

SHARE