BASHKOHEN ASH-LDSH-UDSH, NË ZGJEDHJE LOKALE NË GUCI

Subjektet politike shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe  Unioni Demokratik i Shqiptarëve, do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci.

Siç bëjnë të ditur, bartës i listës nga ky koalicion do të jetë drejtori politik i LDSH, njëheri edhe kryetari i Degës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj.

Akterë politik nga kjo krahinë deklaruan se bashkimi i tre forcave politike është akt madhor.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në “Facebook” i përgëzoi partite poliike shqiptare në Komunën e Gucisë në unifikim dhe bashkim për zgjedhjet komunale për kuvendin e Gucisë.

Ai thekson se “vetëm partitë shqiptare janë ato që perfaqësojnë shqiptarët, prandaj:  VOTONI VETËM PARTITË SHQIPTARE!, “ thuhet në postimin e Gjeloshaj.

SHARE