EURODIZELI DHE EUROSUPER 98 MË TË LIRË PËR NJË CENT

Foto: Ilustrim

Çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi janë ulur nga mesnata me nga një cent për litër për Eurodizelin dhe Eurosuperin 98, pasi Qeveria ka ulur akcizat për derivatet e naftës.

Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave bëjnë të ditur se një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1.79 euro, ndërsa Eurosuper 95 mbetet i pandryshuar në 1.76 euro. Çmimi i Eurodizelit është ulur në 1.87 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i vajit për ngrohje është rritur me tre cent dhe tani kushton 1.83 euro për litër.

Qeveria ka vendosur uljen e akcizës për benzinën pa plumb me pesë për qind, ndërsa për vajrat minerale me 20 për qind, me qëllim që të zbutet ndikimi i rritjes së çmimeve në tregun global.

Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri më 31 gusht, kur do të bëhet përllogaritja e radhës.

SHARE