SHQIPËRIA MES ZJARREVE, EVROPA PERËNDIMORE THYEN REKORDIN E TEMPERATURAVE

Shqipëria dhe një pjesë e Evropës Perëndimore u përfshinë në zonat me temperatura mbi mesataren gjatë qershorit dhe korrikut të këtij viti, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Kopernikus.

Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Evropa Perëndimore regjistroi dy nga muajt më të nxehtë të kësaj periudhe, qershorin dhe korrikun, shkruan Revista Monitor.

Temperatura mesatare gjatë këtyre muajve arriti në 21.62 gradë Celsius. Thatësira dhe temperaturat e larta ndikuan edhe në përhapjen e zjarreve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë korrikut u regjistruan 21 vatra zjarri me sipërfaqe mbi 1 hektar, të cilat prekën gjithsej 476 hektarë.

Në nivel global, korriku ishte i dyti më i nxehtë i regjistruar, së bashku me korrikun e vitit 2024, pas rekordit të vitit 2023.

Të dhënat tregojnë se vera e vitit 2026 është karakterizuar nga temperatura ekstreme, thatësira dhe rritje e rrezikut për zjarre.

Një pjesë e nxehtësisë së oqeaneve ishte e lidhur edhe me zhvillimin e kushteve të El Niños në Paqësorin ekuatorial.

SHARE