Turizmi në Shqipëri ka përshpejtuar ritmin e rritjes gjatë korrikut, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë krahasuar me muajin paraardhës.
Sipas të dhënave zyrtare për lëvizjen e shtetasve, në korrik 2026 në Shqipëri hynë rreth 1.95 milionë shtetas të huaj, nga 1.82 milionë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Kjo përfaqëson një rritje vjetore prej 7.1%, duke e bërë korrikun muajin me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë këtij viti. Edhe bilanci i shtatë muajve të parë të vitit paraqitet pozitiv.
Nga janari deri në korrik, në vend hynë rreth 7 milionë shtetas të huaj, krahasuar me 6.5 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të kundërt, qershori rezultoi më i dobët, me një rritje prej vetëm 1.28% të hyrjeve të shtetasve të huaj.
Ecuria e turizmit gjatë vitit 2026 ka qenë e luhatshme, me ritme që kanë variuar nga rritje dyshifrore në disa muaj deri në rritje minimale në muajt e tjerë.
Edhe kushtet e motit gjatë pranverës kanë ndikuar në dinamikën e sezonit turistik.









