LDK HEQ DORË NGA PRESIDENTI, ABDIXHIKU: VOTOJMË NJË EMËR KONSENSUAL, DO QËNDROJMË NË OPOZITË

Duket se ngërçi institucional po zhbllokohet në Kosovë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se kjo forcë politike ka hequr dorë nga kërkimi i posteve publike në qeveri, ndërsa për Presidentin ka thënë se kërkon të jetë një emër konsensual.

Sipas tij, presidenti i ri duhet të mbrojë Republikën dhe kushtetutshmërinë.

“Nga ky moment, LVV mund ta zgjedhë stabilitetin përmes një presidenti që e zgjedhim bashkërisht ose mund ta çojmë vendin drejt një krize të re”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh se Kosova nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake, duke theksuar nevojën për maturi politike dhe rikthimin e funksionalitetit institucional.

“Për LDK-në, Kosova është e para dhe nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake. Në tërësi protagonistëve individualë apo pakënaqësive për pushtet të pakufizuar. Për LDK-në, kapërcimi i kësaj gjendjeje kërkon maturi politike, respektim të rendit kushtetues dhe angazhim serioz për kthimin e funksionalitetit institucional”, u shpreh Abdixhiku.

SHARE