MË 17, 18, 19 DHE 20 GUSHT HAPET KONKURSI PLOTËSUES PËR REGJISTRIMIN NË SHKOLLAT E MESME

Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka shpallur konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme në Mal të Zi për vitin shkollor 2026/2027.

Aplikimet do të jenë të hapura më 17, 18 dhe 19 gusht, si dhe më 20 gusht deri në orën 15:00, përmes platformës elektronike upisi.edu.me.

Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që kanë përfunduar shkollën fillore dhe nuk janë mbi 17 vjeç në momentin e aplikimit.

Gjatë procesit të aplikimit, shkollat do të publikojnë çdo ditë listat e përditësuara të kandidatëve, ndërsa lista përfundimtare e regjistrimit duhet të publikohet deri më 25 gusht.

Nxënësit e regjistruar në vitin e parë nuk do të paguajnë taksë administrative.

Për programet trevjeçare ofrohet edhe mundësia e arsimit dual, ku nxënësit kanë të drejtë në kompensim financiar gjatë periudhës së shkollimit. Për vitin e parë, kompensimi në arsimin dual është të paktën 10% e pagës mesatare neto, në vitin e dytë 15%, ndërsa në vitin e tretë 20%.

SHARE