MALI I ZI PËRFSHIHET NGA ZJARRET, KËTË VIT JANË DJEGUR GATI 10 MIJË HEKTARË

Foto: Ilustrim

Në Mal të Zi këtë vit nga zjarret janë përfshirë rreth 9.972 hektarë tokë, ose pothuajse 100 kilometra katrorë, duke e renditur vendin mes zonave të Evropës të prekura rëndë nga zjarret pyjore.

Të dhënat e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, të publikuara në një hartë nga The Independent, tregojnë për një sezon të vështirë zjarresh në të gjithë Evropën, veçanërisht në jug të kontinentit.

Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta, thatësira e zgjatur dhe mungesa e reshjeve po krijojnë kushte gjithnjë e më të favorshme për përhapjen e zjarreve.

Rreziku mbetet i lartë edhe në Ballkan, përfshirë Malin e Zi, ndërsa parashikimet tregojnë se periudha me rrezik të shtuar nga zjarret po zgjatet.

Ekspertët vlerësojnë se ndryshimet klimatike mund ta përkeqësojnë më tej situatën, duke bërë që zjarret të shfaqen më herët gjatë vitit dhe të zgjasin më shumë.

SHARE