NË FUND TË KORRIKUT, 23.720 PERSONA TË PAPUNË NË MAL TË ZI

Foto: Enti për Punësim

Në Mal të Zi, në fund të muajit korrik janë regjistruar 23.720 persona të papunë, që paraqet një rënie prej 1,3 për qind krahasuar me muajin qershor, sipas të dhënave të Entit të Punësimit.

Shkalla e papunësisë në fund të korrikut ishte 7,62 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo ishte 9,13 për qind, duke shënuar një përmirësim të treguesve në tregun e punës.

Nga fillimi i këtij viti, Enti i Punësimit ka shpallur 15.280 vende të lira pune.

Megjithatë, për shkak të rrethanave teknike që lidhen me zbatimin e sistemit të ri informativ të Administratës Tatimore, aktualisht nuk ka të dhëna për numrin e personave të sapopunësuar.

SHARE