TI MUNDËSOHET DIASPORËS E DREJTA E VOTËS NË MAL TË ZI

Këshilli për Bashkëpunim me Diasporën dhe Emigrantët do të iniciojë ndryshime në legjislacionin zgjedhor, me qëllim që qytetarët e interesuar të diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në Mal të Zi, njoftoi Administrata e Diasporës.

Përkatësisht, Këshilli për Bashkëpunim me Diasporën mbajti një seancë të rregullt, në të cilën u diskutuan çështje të shumta me interes për diasporën.

Temat e seancës së këtij viti, siç thonë ata, ishin fillimi i një iniciative për të liberalizuar kushtet për fitimin e nënshtetësisë malazeze për pasardhësit e emigrantëve malazez, si dhe një iniciativë për nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale duke mundësuar ushtrimin e të drejtës së votës për anëtarët e diasporës që posedojnë shtetësinë malazeze.

Kishte bisedime për ruajtjen e identitetit në komunitetet emigruese, kryesisht përmes organizimit të klasave shtesë, por edhe ngritjes së qendrave kulturore dhe organizimit të ngjarjeve kulturore.

SHARE