MUGOSHA KËRKON ULJEN E AKCIZËS DHE TVSH-së PËR NAFTËN

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Çmimi i naftës në Mal të Zi është rritur me 38 për qind krahasuar me disa muaj më parë, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës Evropiane, Boris Mugosha, i ka bërë thirrje Qeverisë të shfrytëzojë mundësitë ligjore për të ulur barrën fiskale mbi karburantet.

Sipas Mugoshës, shteti përfiton rreth 75 centë për çdo litër karburanti përmes akcizës dhe TVSH-së, ndërsa vetëm nga rritja e çmimit të naftës arkëton edhe 9 centë shtesë për litër nga TVSH-ja.

Ai theksoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ndikon drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e mallrave dhe shërbimeve.

Mugosha kritikoi Qeverinë se nuk po i përdor të gjitha mekanizmat që i lejon ligji, duke theksuar se akciza për naftën është ulur vetëm me 20 për qind, ndonëse ligji mundëson ulje deri në 50 për qind.

Ai shtoi se Qeveria nuk e ka pranuar as propozimin e Aleancës Evropiane për uljen e përkohshme të TVSH-së për karburantet, siç ka vepruar edhe Kroacia, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

SHARE