Foto: Ilustrim
Nga 7 gushti, në Mal të Zi hyjnë në fuqi ndryshime të reja në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, të cilat sjellin rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë, shoferët e rinj dhe transportimin e fëmijëve.
Fëmijët nën moshën 16-vjeçare nuk do të lejohen të ngasin trotinet elektrik në rrugët publike, ndërsa prindërit ose kujdestarët që ua lejojnë këtë mund të gjobiten.
Shoferët nën moshën 21-vjeçare nuk do të kenë të drejtë të drejtojnë automjetin nga ora 00:00 deri në 05:00 dhe do të kenë kufizime edhe për drejtimin e automjeteve me fuqi më të madhe.
Ndryshimet parashohin gjithashtu rritje të gjobave për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe për transportimin e parregullt të fëmijëve në automjet, si dhe masa më të ashpra ndaj shkelësve të përsëritur të rregullave të komunikacionit.









