SPAJIQ PROPOZON AMENDAMENT NË LIGJIN PËR QEVERINË: NËNKRYETARI I QEVERISË NUK MUND TË JETË MINISTËR

Foto: Boris Pejović

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka dorëzuar një amendament në Propozim-ligjin për Qeverinë e Malit të Zi, me të cilin saktësohet se nënkryetari i Qeverisë nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit.

Me amendamentin e propozuar ndryshohet neni 11, paragrafi 3, i Propozim-ligjit, duke shtuar fjalën “nuk” pas fjalës “Qeverisë”.

Siç thuhet në arsyetimin e publikuar dje në faqen e Qeverisë, ndryshimi bëhet për t’u harmonizuar me rekomandimin e Komisionit të Venecias, të dhënë në opinionin plotësues (Follow-up), i miratuar në seancën e 147-të plenare të mbajtur më 12 dhe 13 qershor 2026.

Komisioni i Venecias, siç rikujtojnë nga Qeveria, kishte theksuar se formulimi “mund të jetë” krijonte paqartësi lidhur me mundësinë që të ketë nënkryetarë të Qeverisë që nuk kanë statusin e ministrit, si dhe nuk ishte e qartë nëse nënkryetari i Qeverisë mund të ushtronte njëkohësisht funksionin e ministrit pa portofol.

“Për këtë arsye bëhet saktësimi i normës se nënkryetari i Qeverisë nuk mund të jetë ministër, me çka zbatohet rekomandimi i Komisionit të Venecias”, thuhet në arsyetimin e amendamentit të propozuar nga kryeministri Spajiq.

SHARE