Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Pushteti dhe opozita në Kuvendin e Malit të Zi kanë shprehur mbështetje për krijimin e Komisionit për të Rinjtë si trup i përhershëm parlamentar, duke vlerësuar se ai do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm institucional për përfshirjen e të rinjve në hartimin e politikave publike.
Nënkryetarja e Kuvendit, Angjella Vojinoviq, tha se iniciativa lindi nga Rrjeti për të Rinjtë gjatë Parlamentit Rinor të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar.
Ajo theksoi se komisioni nuk duhet parë si një organ i ri administrativ, por si një mekanizëm për integrimin e perspektivës së të rinjve në vendimmarrje dhe për përafrimin me praktikat e Bashkimit Evropian. E
dhe përfaqësues të opozitës dhe partive të tjera parlamentare njoftuan se do ta mbështesin nismën, duke theksuar se puna e komisionit duhet të jetë konkrete dhe të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen të rinjtë, si mungesa e besimit te institucionet, emigrimi dhe përjashtimi nga proceset vendimmarrëse.
Ata kërkuan që komisioni të mos mbetet vetëm formal, por të ketë rol aktiv në përmirësimin e pozitës së të rinjve në Mal të Zi.










