Valët e të nxehtit që goditën Anglinë gjatë muajve maj dhe qershor lidhen me 2.877 vdekje mbi mesataren, sipas një vlerësimi paraprak të Agjencisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore.
Gjatë episodit të të nxehtit, nga 24 deri më 27 maj, u regjistruan rreth 753 vdekje të lidhura me temperaturat e larta. V
ala e qershorit, nga 21 deri më 28 qershor, lidhet me 2.124 vdekje të tjera.
Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se 1.504 vdekjet mbi mesataren të regjistruara gjatë verës së vitit 2025 dhe po i afrohet rekordit vjetor prej 2.985 viktimash, të shënuar në vitin 2022.
Vala e qershorit zgjati tetë ditë dhe aktivizoi alarmin e kuq për ndikimin e vapës në shëndet.
Ishte vetëm hera e dytë që niveli më i lartë i alarmit shpallej në Angli.
Agjencia paralajmëroi se viti 2026 mund të regjistrojë numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me vapën, nëse gjatë pjesës së mbetur të verës do të ketë periudha të tjera me temperatura ekstreme. E
kspertët paralajmërojnë se, si pasojë e ngrohjes globale, valët e të nxehtit pritet të bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më ekstreme.
Ministrja britanike e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Yvette Cooper, tha se temperaturat përvëluese kanë ndikuar rëndë në shëndetin e qytetarëve dhe kanë shtuar presionin mbi sistemin publik shëndetësor.
Shifrat përfundimtare pritet të publikohen në fillim të vitit 2027.









