Foto: Shutterstock
Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi janë më të shtrenjta nga sot, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave, pasi Qeveria në mbledhje elektronike miratoi Vendimin për uljen e shumës së akcizës për qarkullimin e gazrave vajorë.
Sipas çmimores së re, një litër Eurosuper 98 kushton 1.81 euro, ose 13 centë më shumë, ndërsa Eurosuper 95 është shtrenjtuar për 12 centë dhe shitet me 1.77 euro për litër.
Rritjen më të madhe e ka pësuar Eurodizeli, i cili tani kushton 1.79 euro për litër, ose 14 centë më shumë se më parë.
Po ashtu, vaji për ngrohje është shtrenjtuar për 9 centë dhe një litër kushton 1.79 euro.
Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave bëhet e ditur se korrigjimi i çmimeve me pakicë është bërë në bazë të Vendimit për uljen e shumës së akcizës për qarkullimin e gazrave vajorë, i miratuar nga Qeveria e Malit të Zi.
Sipas njoftimit, përllogaritja e radhës e çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës do të bëhet më 3 gusht, ndërsa çmimet e reja, nëse ndryshojnë, do të hyjnë në fuqi më 4 gusht 2026.










